Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Faxconn do të investojë rreth 800 milionë dollarë në Tajvan

Gjiganti teknologjik i Tajvanit, Faxconn, po planifikon të investojë 820 milionë dollarë në tre vjetët e ardhshëm në objektet e reja prodhuese në jug të Tajvanit, raportoi të hënën Reuters.

Ky investim do të bëhet me qëllim për të mbështetur ambiciet e këtij vendi lidhur me automjetet elektrike.

Kompania, e quajtur zyrtarisht Hon Hai Precision Industry Co Ltd, tha se investimet në Kaohsiung do të përfshijnë impiante për prodhimin e autobusëve elektrikë dhe bateritë për automjetet elektrike.

Foxconn, nënkontraktori kryesor i Applet dhe montues i iPhonet, ka ambicie të mëdha në tregun e automjeteve elektrike pasi kërkon të diversifikojë bazën e saj të të ardhurave.