Kompania Foxconn, e cila prodhon iPhonët për Apple, thotë se po thellon investimin e saj në një firmë amerikane të kamionëve elektrikë, e cila mund të sfidojë Cybertruck-un e Teslës.
Gjigandi i teknologjisë po shpenzon deri në 170 milionë dollarë në aksione në kompaninë e cila po operon me humbje, Lordstoën Motors, raportoi BBC-ja të martën.
Injeksioni kryesor i parave vjen pasi kompania synon të rrisë prodhimin e modelit të saj debutues, Endurance.
Lordstoën kohët e fundit filloi prodhimin e veturave të saj në një ish-uzinë të General Motors në shtetin amerikan të Ohajos.
Sipas marrëveshjes, prodhuesi më i madh në botë me kontratë i pajisjeve elektronike bleu më shumë se 18% të aksioneve në Lordstown, duke e bërë atë investitorin më të madh në kompani.
“Që nga shpallja e transaksionit tonë të parë me Foxconn më shumë se një vit më parë, ka qenë objektivi ynë për të zhvilluar një partneritet të gjerë strategjik që shfrytëzon aftësitë e të dy kompanive. Investimi i fundit i Foxconn është një hap tjetër në këtë drejtim”, ka thënë kryetari ekzekutiv i Lordstoën, Daniel Ninivaggi.
Edhe
Prodhuesi i iPhone kalon në vetura elektrike
Të dy kompanitë thanë gjithashtu se do të zhvillonin së bashku një automjet elektrik, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme të planit.
Lidhja erdhi pasi prodhuesi më i madh në botë i veturave elektrike Tesla, i cili është në pronësi të multi-miliarderit Elon Musk, u raportua në fillim të këtij muaji nga agjencia e lajmeve Reuters se po planifikonte të fillonte prodhimin masiv të Cybertruck-ut të tij në fund të vitit 2023.