Facebooku është duke testuar butonin për ‘votë kundër’ për disa përdorues.
Veçoria e ngjashme me rrjetin tjetër social Reddit u mundëson përdoruesve të votojmë pro ose kundër për një koment të caktuar.
Firma po ashtu ka thënë se qëllimi është që të vihen në pah komentet e papërshtatshme, të cilat i cilëson si ‘qëllimkëqija ose jorespektuese’.
Sipas Facebookut, kjo nuk është veçoria për “Dislike” (S’pëlqej) dhe njëherë nuk ka plane për një të tillë në të ardhmen.
Kjo veçori ishte testuar edhe në muajin shkurt në pesë për qind të përdoruesve Android në SHBA.