Rrjeti social, Facebook, ka nisur të lejojë përdorimin e versionit me ngjyrë të zezë në ekranet e kompjuterëve të përdoruesve. Kompania ka bërë të ditur se shumica e njerëzve që përdorin Facebookun, nga sot mund të përdorin dizajnin e ri të rrjetit social, e në të cilin përfshihet versioni me ngjyrë të zezë.
Kjo mund të bëhet përmes menysë në “Settings”.
Dizajni i ri është duke u punuar qe një kohë. Kompania kishte premtuar pamje më të pastër e version më të shpejtë në desktop, në konferencën e mbajtur në pranverën e vitit të shkuar. Një numër i limituar i përdoruesve nisi testimin e dizajnit të ri në janar.
Nëse përdorni versionin e Facebookut në versionin desktop, do të shihni një baner në krye të faqes që ju pyet nëse doni ta përdorni “Facebookun e ri”. Tani për tani mund të ktheheni në versionin “klasik”, por ridizajnimi do të përdoret me automatizëm më vonë gjatë vitit.
Ndryshimet tjera pos faqes kryesore kanë marrë edhe Facebook Watch, Marketplace, Grupet dhe Lojërat.
-
Deshën apo jo përdoruesit, Facebooku ndryshon dizajnin në shtator
-
Ja si do të duket dizajni i ri i Facebookut
-
Facebook me ndryshime drastike
-
Facebooku provon diçka të re, lejon që në një llogari të jenë pesë profile të ndryshme
-
Facebooku do të bëjë ndryshim në fotot e profilit të miliarda përdoruesve