Kompania amerikane Facebook ka demantuar sot mediat, se palëve të treta, sikurse janë prodhuesit e telefonave, u ka dhënë të dhënat e përdoruesve dhe miqve të tyre në këtë rrjet shoqëror.
Gazeta New York Times shkroi dje se Facebooku ka arritur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me të paktën 60 kompani, përfshirë Apple dhe Amazon, pas të cilës është rritur shqetësimi i përdoruesve.
Facebooku ka thënë se nuk pajtohet me këto pohime, por e pranoi se nuk di për keqpërdorimet e kompanive me të cilat bashkëpunon.
New York Times akuzon Facebookun se ua ka shitur të dhënat e përdoruesve
Disa nga prodhuesit e pajisjeve, sipas New York Times, mund të arrijnë deri te dhënat e miqve të përdoruesve, edhe pse ata kanë pasur ndjenjën se kanë bllokuar çfarëdo shpërndarje të të dhënave të tyre.
Edhe
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
Ndryshe, drejtori i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka dëshmuar në prill para Kongresit amerikan për të dhënat e përdoruesve, të cilat kompania ua ka bërë të qasshme palëve të treta, transmeton KosovaPress.
Kah fundi i majit ka dëshmuar edhe në Parlamentin Evropian, ku ndërmjet tjerash, kërkoi falje për shkak të mënyrës me të cilën Facebook është përdorur për prodhimin e lajmeve të rreme dhe përzierjen në zgjedhje.
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç