Facebooku ka ndryshuar emrin në “Meta” si pjesë e ribrendimit të madh të korporatës.
Kompania, që ka treguar ndryshimin në konferencën e përvitshme, ka thënë se ky emër “përthekon” më mirë punët e firmës.
Po ashtu kompania sot ka shpalosur planet për “metaverse” – një botë online ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një ambient virtual, nëpërmjet pajisjeve.
Ndryshimi i emrit vjen pas raportimeve negative për Facebookun, bazuar në dokumentet e publikuara nga ish-punëtorët.
Emri i është ndërruar vetëm kompanisë amë, e cila nën pronësi ka rrjetin social Facebook, Instagramin e WhatsAppin.
Artikuj të ngjashëm
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi