Kompania mëmë e Facebook, Meta, do të humbasë 10 miliardë dollarë këtë vit për shkak të një ndryshimi të vogël, por me ndikim, që Apple bëri vitin e kaluar.
Në prill të vitit 2021, Apple u mundësoi përdoruesve të iPhone të zgjidhnin se cilat aplikacione lejohen të gjurmojnë sjelljen e tyre nëpër aplikacione të tjera. Si rezultat, shumica dërrmuese e përdoruesve u tërhoqën – gjë për të cilën David Wehner nga Meta tha se po dëmton të ardhurat e Facebookut nga reklamat.
"Ndikimi i iOS në përgjithësi si një erë e kundërt në biznesin tonë në vitin 2022 është në rendin prej 10 miliardë dollarësh”, ka thënë Wehner gjatë konferencës së të mërkurës në mbrëmje për të ardhurat e kompanisë për tremujorin e katërt.
Burimi kryesor i të ardhurave të Meta-s është biznesi i saj i reklamave.
Kur Apple u dha përdoruesve mundësinë për t'i ndërprerë ato aplikacione nga gjurmimi i tyre nëpër aplikacione të tjera, ai ndërpreu një mjet kryesor për mbledhjen e të dhënave të reklamave. Ndryshimi erdhi si pjesë e përditësimit të iOS 14.5 të Apple, i cili u lançua në prill të vitit 2021, dhe detyroi botuesit e aplikacioneve të përfshinin një dritare që kërkon leje për të gjurmuar sjelljen për shitjet e reklamave.
Nëse përdoruesit tërhiqen, Apple e ndërpret atë aplikacion nga marrja e një sërë të dhënash të përdorura nga reklamuesit.
Sipas raporteve të hershme, mbi 95% e përdoruesve të iPhone që kishin shkarkuar përditësimin po largoheshin nga gjurmimi i reklamave.
"Ne nuk mund të jemi të saktë për këtë. Është një vlerësim. Ne po punojmë shumë për të zbutur ato ndikime dhe vazhdojmë t'i bëjmë reklamat relevante dhe efektive për përdoruesit”, ka thënë Wehner.