Facebook-u ka nisur një program që ka një grant prej 40mln dollarësh për bizneset në pronësi të afro-amerikanëve, të cilët janë goditur nga pandemia COVID-19.
Kjo erdhi si pjesë e nismës për t’iu ndihmuar komunitetit të afro-amerikanëve, pas tragjedisë që ndodhi me George Floydin. Facebook-u planifikon të lëshojë 10 mijë grante për sipërmarrësit afro-amerikanë, dhe afati i fundit për të aplikuar është 31 gushti.
“Që nga hapja e aplikacioneve për këtë program kemi parë një interes të madh nga bizneset në pronësi të afro-amerikanëve, kështu që e dimë se ata po përballen me sfida të mëdha”, njoftoi Sheryl Sandberg, drejtoreshë e shërbimeve operative në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Fondacioni i Beyonceit jep donacione për bizneset afro-amerikane
-
Facebook akordon 100 milionë dollarë për gazetarët
-
Të mërkurën lansohet projekti i CDF-së për “zhvillimin gjithëpërfshirës ekonomik të Kosovës”
-
Projekti “Boost Kosova” që synon t’i ndihmojë bizneset kosovare
-
Lansohen nën-grantet e BE-së për organizatat që ofrojnë shërbime sociale