Alban Kryeziu nga projekti “Boost Kosova” njoftoi se nëpërmjet nismës rajonale, në kuadër të UNPD-së, po synohet të ndihmohen bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.
Ai tha të hënën në “SOT” të KTV-së, se projekti ka për qëllim zhvillimin e inovacionit dhe zbatimin e marrëveshjes për zhvillim të qëndrueshëm.
“Ky projekt i mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë që të rimëkëmben nga pandemia. Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë dëme në biznese, po ashtu edhe në mënyrën e të bërit biznes. Kriza në energji, lufta, pandemia, kanë krijuar agjendë botërore. Bizneset do të përfitojnë deri në 20 mijë euro grante” deklaroi Kryeziu.
Ai shtoi se e tërë praktika është marrë nga Zyra rajonale e UNPD-së, derisa pritet të zgjidhen 50 biznese.
“Do t’i zgjedhim 50 biznese me idetë më të mira, do të trajtohen për 10 javë në ICK. Do të merren me menaxhim, lidership, transformim të gjelbër dhe digjital. Do të ketë monitorim dhe këshillim, ndërsa ideja do të avancohet në një program konkurrues që nga 50, zgjidhen 15 përfitues që do të fitojnë grante”, tha ai, duke shtuar se edhe ato biznese që nuk do t’i fitojnë grantet, do të marrin eksperienca të mira në shkëmbim të praktikave.
Edhe
NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër
Ai tha se transformimi digjital dhe i gjelbër është i domosdoshëm në Kosovë, e këtë sipas tij, e ka treguar më së miri pandemia.
“Kriteri i vetëm është që biznesi të jetë aktiv, të paktën 1 vit. Për ‘Boost Kosova’, ideja është te transformimi i bizneseve aktive. Deri më 16 tetor është i hapur afati. Është mundësi e madhe që bizneset të gjejnë partnerë dhe të rrjetëzohen. Në bazë të impresioneve të para, interesimi është jashtëzakonisht i madh. Nëse ka interes ne do të mundohemi ta zgjasim thirrjen”, tha ai.
-
Të mërkurën lansohet projekti i CDF-së për “zhvillimin gjithëpërfshirës ekonomik të Kosovës”
-
“Socio-Projekti 2” ofron grante për 14 gra nga Komuna e Prizrenit
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën