Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ende nuk mund t’i jepet fund hetimeve paraprake për shkeljen e rregullave të konkurrencës nga Amazoni

Amazon

Amazon

Kompanisë së tregtisë elektronike, Amazon, mund t’i duhet të modifikojnë propozimet e saj për t’i dhënë fund dy hetimeve në praktikat e saj të biznesit, ka thënë shefja e antitrustit të Bashkimit Evropian, Margrethe Vestager, pas reagimeve nga palët e treta për këtë çështje, shkroi të dielën Reuters.

Në korrik, Amazon tha se do t'i trajtojë shitësit në mënyrë të barabartë kur rendit ofertat e tyre për "kutinë e blerjes" në faqen e saj të internetit që gjeneron pjesën më të madhe të shitjeve të saj.

Vestager u kishte dhënë kohë palëve të treta deri më 9 shtator për të dhënë komente përpara se të vendosnin nëse do t'i pranonin propozimet.

Një grup prej 11 organesh joqeveritare kanë kritikuar ofertën e Amazonit, duke i kërkuar Komisionit Evropian të kujdeset për rregullimet e kësaj çështjeje.

"Ne jemi tani në procesin e vlerësimit të atyre reagimeve, disa prej të cilave vunë në dukje përmirësime të mundshme në disa pika”, tha Vestager në një konferencë në Nju Jork.

Vestager, e cila në fillim të këtij viti shtyu rregullat historike të BE-së për të ndaluar teknologjitë e mëdha, u kërkoi ligjvënësve amerikanë të miratonin një masë të quajtur Akti Amerikan i Inovacionit dhe Zgjedhjes Online, i cili i ndalon gjigantët e teknologjisë të japin përparësi për bizneset e tyre në faqet e tyre të internetit.