Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk kërkon që gjyqi me Twitterin të nisë më 17 tetor

Elon Musk i ka kërkuar një gjyqtari që të caktojë një gjyq pesëditorë, duke filluar nga 17 tetori, jo më 10 tetor siç kërkohet nga Twitteri, për të zgjidhur çështjen e ofertës së tij për t’u larguar nga marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën e rrjeteve sociale, sipas një dosjeje gjyqësore, ka shkruar Reuters të martën.

Një avokat i Musk, personit më të pasur në botë, tha se ai po shkruante për t'i kërkuar gjyqtarit që "të thyejë ngërçin për të lejuar që gjërat të ecin përpara menjëherë".

Kancelarja Kathaleen McCormick, kryegjyqtarja në Gjykatën e Kancelarit të Delaware, javën e kaluar urdhëroi një gjyq në tetor, i cili premton të jetë një nga luftimet më të mëdha ligjore të Wall Street ndër vite. Megjithatë, ajo ua la palëve të përgatisin orarin e saktë.

Musk, i cili është shefi ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve elektrike, Tesla, kishte kërkuar një gjyq në shkurt, për të cilin ai tha se i dha kohën e nevojshme për një hetim të plotë të llogarive të rreme në Twitter.