Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, ka bërë të ditur se Ukraina ka pranuar dërgesën e dytë me antena Starlink nga themeluesi i Teslas, Elon Musk.
“Pranuam dërgesën e dytë të stacioneve të Starlink. Elon Musk e mbajti fjalën. Faleminderit që po e përkrahni Ukrainën dhe paqen në të gjithë botën”, ka shkruar Fedorov në Twitter.
Ai ka thënë se Starlink e ndihmon ushtrinë e Ukrainës dhe mbështet funksionimin e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në mjekësi, financa dhe energji.
"Starlink ndihmon ushtrinë tonë dhe mbështet funksionimin e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në mjekësi, financa dhe energji", ka shkruar Fedorov.
Muski ka dërguar javën e kaluar një kamion me antena Starlink - të cilat mund të përdoren për t'u lidhur me shërbimin e internetit të bazuar në satelit të kompanisë në Ukrainë, duke iu përgjigjur një lutjeje nga zëvendëskryeministri i vendit mes frikës se ukrainasit mund të humbnin aksesin në internet nëse Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën e komunikimit.
Received the second shipment of Starlink stations! @elonmusk keeps his word! Thank you for supporting Ukraine and peace in the entire world! @OMarkarova thanks! pic.twitter.com/hNZwsXkOCT
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) March 9, 2022