Themeluesi i Teslas, Elon Musk, ka dërguar të mërkurën në Ukrainë dërgesën e dytë të antenave të Starlink për t’ia mundësuar këtij shteti lidhjen me shërbimin e internetit në kohë lufte.
Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, ka falënderuar me këtë rast Muskin, për mbështetjen e tij.
“Pranuam dërgesën e dytë të stacioneve të Starlink. Elon Musk e mbajti fjalën. Faleminderit që po e përkrahni Ukrainën dhe paqen në të gjithë botën”, ka shkruar Fedorov në Twitter.
Këtij postimi i është përgjigjur Musk po në Twitter duke thënë se ka dërguar edhe adapterë të energjisë për vetura, bateri diellore dhe gjeneratorë për vendet që kanë mungesë të energjisë elektrike.
“Jeni te mirëpritur. Ne kemi dërguar edhe adapterë të energjisë për çakmakët e veturave, pako baterish diellore dhe gjeneratorë për vendet ku nuk ka energji elektrike.
You’re welcome. We have also sent power adapters for car cigarette lighters, solar/battery packs and generators for places where electricity is not available.
— Elon Musk (@elonmusk) March 9, 2022
-
Elon Musk dërgon sërish antena Starlink në Ukrainë
-
Musk konfirmon se do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën me Starlink
-
Musk: Do ta vazhdojmë financimin e Starlinkut në Ukrainë pavarësisht humbjeve
-
Kina nuk pranon Starlinkun e Elon Musk
-
Ndihma e Elon Muskut në luftën kundër Rusisë, mbi 14 mijë terminale “Starlink” në Ukrainë