Shefi i Teslas, Elon Musk, deklaroi për “Financial Times” të martën, se Kina është shprehur kundër shitjes së shërbimit të internetit satelitor, Starlink, në këtë shtet.
Musk tha se Pekini zyrtar ka thënë në njoftim se janë kundër këtij sistemi që u lansua në Ukrainë, për t’u dalë në ndihmë trupave ushtarake në luftë kundër Rusisë.
Sipas miliarderit të njohur, Kina ka kërkuar garanci se Musk nuk do bëjë shitjen në këtë shtet, derisa nuk është bërë e ditur nëse Musk është dakorduar.
Terminalet e kompanisë “Starlink” për lidhjen satelitore të internetit shërbejnë si një sistem rezervë kur rrjetet e internetit në Ukrainë dalin nga përdorimi.
Prodhuar nga kompania “SpaceX” e Elon Muskut, mijëra nga këto pajisje të lëvizshme, që mundësojnë lidhjen me internetin, janë dërguar në Ukrainë.
Nëpërmjet tyre koordinohet zjarri i artilerisë, drejtohen dronët, por edhe mundësohet komunikimi videofonik me programin “Zoom” në zonat e largëta të vendit.
-
Ukraina nderon Elon Muskun me Urdhrin e Lirisë
-
SHBA-ja mund t’ia ndalojë qasjen në "Starlink" Ukrainës, nëse ajo nuk ia jep mineralet
-
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?
-
Musk ka qenë në “kontakt të fshehtë” me Putinin që nga viti 2022
-
Pse interneti i Starlinkut u bë sërish temë në fushëbetejat ukrainase