Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Eksplorimi i botës nënujore me superjahtin luksoz

Së shpejti bota do të ketë superjahte luksoze, të cilat falë një dizajni të ri do të mund të transportojnë në thellësitë e oqeanit të interesuarit brenda disa minutash.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zbulimi i këtij koncepti të ri nga Gresham Yacht Design po konsiderohet si fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit, dhe vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.

Kompania thotë se çmimi për këtë projekt është i vështirë të përcaktohet, pasi do të përfshijë ose ndërtimin e një jahti ose ndryshimin e një ekzistuesi.

Po ashtu, projektuesit thonë se koncepti ka tërhequr shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda viteve të ardhshme.

“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej. Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në të, padyshim që do të tërhiqet nga kjo ide,” shton ai. \ a2news

{gallery}