Billbordet, me të cilat premtohet një mënyrë e re e jetës, janë vendosur përgjatë rrugëve të mbingarkuara në qendër të Kajros.
Në reklamat për komplekset e banimit me emërtimin “Regent’s Park”, “Beta Greens” ose “Uptown”, premtohet gjelbërim kudo dhe hapësira të hapura.
Një nga posterat e tillë në një rrugë të ngarkuar i fton vëzhguesit të marrin frymë, shkruan sot Koha Ditore.
Premtimi i ikjes nga ndotja e Kajros qendrore në një jetë të re të larguar 35 kilometra i referohet atyre që mund ta përballojnë atë.
Krijuesit e promovojnë idenë e tyre si “hyrja në një qytet të ri, një mënyrë të re jetese, një komunitet të ri dhe një seli të re botërore të atraksioneve”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)