Në Keni, kompania e re Opibus, ka nisur projektin ambicioz për të mos transmetuar fare emetime në transportin publik. Kompania ka për mision përdorimin e autobusëve pa derivate nafte, që shkaktojnë ndotje mjedisore.
Kapaciteti aktual i ofrimit të shërbimeve përfshin rreth 250 kilometra rrugë të kryeqytetit të shtetit afrikan. Dhe shoferët e transportit publik kanë thënë se janë entuziazmuar me projektin e rëndësishëm për Nairobin.
Në kohën kur planeti po përballet me kërcënime si pasojë e ndryshimit klimatik, emetimet e karbonit të makinave ende mbesin një prej problemeve më të mëdha.
Artikuj të ngjashëm