Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Disa aplikacione të Androidit kapen duke vjedhur fjalëkalimet në Facebook

Google ndërhyri për të hequr nëntë aplikacione Android të shkarkuara më shumë se 5.8 milionë herë nga Play Store i kompanisë, pasi aplikacionet u kapën duke vjedhur fshehurazi kredencialet e hyrjes në Facebook të përdoruesve.

"Aplikimet ishin plotësisht funksionale, gjë që supozohej të dobësonte vigjilencën e viktimave të mundshme. Me këtë, për të hyrë në të gjitha funksionet e aplikacioneve dhe, gjoja, për të çaktivizuar reklamat brenda aplikacioneve, përdoruesit u nxitën të hynin në llogaritë e tyre në Facebook", kanë thënë studiuesit nga Dr. Web.

Aplikacionet maskuan qëllimin e tyre për të mashtruar viktimat që të hynin në llogarinë e tyre në Facebook dhe të rrëmbenin kredencialet e futura përmes një pjese të kodit JavaScript.

Lista e aplikacioneve:

PIP Photo (>5.000.000 instalime)

Edhe Facebooku alarmon përdoruesit për vjedhjen e fjalëkalimeve Tech Facebooku alarmon përdoruesit për vjedhjen e fjalëkalimeve

Processing Photo (>500.000)

Rubbish Cleaner (>100.000)

Horoscope Daily (>100.000)

Inwell Fitness (>100.000)

App Lock Keep (50.000)

Lockit Master (5.000)

Edhe Mbi 200 aplikacione në Play Store përdoreshin për të vjedhur të dhëna Tech Mbi 200 aplikacione në Play Store përdoreshin për të vjedhur të dhëna

Horoscope Pi (>1.000)

App Lock Manager (10)