Tech

Corsairi bashkohet me AMD-në për krijimin e serisë Vengeance 6100

Corsairi e ka paralajmëruar zyrtarisht serinë e vet Vengeance 6100 të sistemit gaming, i cili përbëhet nga komponentët e AMD-së. Bëhet fjalë për sistemin e parë të krijuar paraprakisht të këtij lloji për Corsair, dhe karakterizohet nga ndriçimi i sistemit i cili është plotësisht i integruar në ekosistemin Corsair iCUE, raporton Overclock3D.

Duke filluar nga modelet Vengeance 6100 dhe 6180, Corsairi planifikon t'u ofrojë përdoruesve tetë bërthama dhe threade të fuqishme me procesorin e gjeneratës së tretë AMD Ryzen 7 3700X dhe performanca të shkëlqyera të GPU përmes kartelës grafike AMD Radeon RX 5700 XT.

Image

Corsair është duke e promovuar serinë Vengeance 6100 si më kompakte sesa sistemet standarde për gaming, duke theksuar se zgjidhja e kompanisë është 33% më e vogël se ajo që e ofrojnë shtëpizat standarde të PC, shkruan KOHA Ditore. Corsair i ka pajisur sistemet e veta me memorje 16 GB 3200MHz DDR4, ndriçim iCUE dhe pllakë amë B540 ose X570.

Sistemet Vengeance 6100 series janë në dispozicion përmes sajtit të Corsair dhe me pakicë në SHBA. Tani për tani nuk dihet se kur sistemet do të jenë në dispozicion globalisht.