Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Corsair sjell miun e volitshëm për gaming M55 RGB Pro

Corsair ka shtuar në linjën e vet të minjve, një model të ri të volitshëm – M55 RGB Pro. Bëhet fjalë për miun, i cili mund të shfrytëzohet si me dorën e majtë ashtu edhe atë të djathtë, ndërsa tastet për gishtin e madh i ka nga të dyja anët, përcjell PC Gamer.

Sipas Corsair, miu është po ashtu i përshtatshëm për lloje të ndryshme të mbajtjes. Peshon 86 gramë, duke u vendosur kështu në kategorinë e modeleve më të lehta.

M55 RGB Pro ka tetë taste, ku dy mund të shfrytëzohen me gishtin e vogël. Karakteristikat tjera përfshijnë senzorin optik PixelArt PAW3327, dpi spektrin 200-12.400 dhe ndriçimin RGB dual-zone, shkruan KOHA Ditore.

Siç u theksua Corsair M55 RGB Pro është mi i volitshëm për gaming, ndërsa do të shitet për 59 dollar.