Razer është një nga prodhuesit, i cili i pari ju vjen në mendje kur bëhet fjalë për minjtë për luajtje.
Kompania është e njohur për krijimin e minjve që preferojnë si gamerët profesionistë ashtu edhe ata standardë. Modeli më i ri i kompanisë është Razer Viper, i cili arrin me switchë optik, raporton Ubergizmo.
Sipas Razer, me switchët optik nuk ka nevojë për kontakt fizik për të dërguar një sinjal, shkruan KOHA Ditore. Me ndihmën e një rrezeje infra të kuqe të dritës, e cila kalon nëpër mbyllës për ta dërguar një sinjal elektrik në kompjuter, switchët reagojnë ndaj çdo presioni të gishtit, duke mundësuar që secili aksion të kryhet ashtu siç synohet nga lojtari.

Razer thekson se secili switch është i aftë t’i përballojë deri në 70 milionë klikime, që në teori do të thotë se mund të zgjasë një kohë të gjatë. Karakteristikat e tjera të miut përfshijnë 5G Optical Sensor, 16,000 DPI, tetë taste të programueshme dhe një hapësirë onboard për ruajtjen e konfigurimeve.
Çmimi i miut për gaming Razer Viper është 80 dollarë, dhe është në dispozicion për blerje përmes sajtit të Razer.