Telefonat e palosshëm janë prezantuar gjatë muajit të kaluar nga disa prodhues, por ende ekziston një problem i madh që nuk është zgjidhur kur bëhet fjalë për këto pajisje. Samsungu nuk ka prezantuar telefona krejtësisht fleksibilë – Galaxy Fold më parë mund të karakterizohet si telefon i palosshëm. Lajmi i mirë është që Corning, kompania e cila qëndron prapa Gorilla Glass, së shpejti do të zgjidhë këtë problem, përcjell Engadget.
Corning, që është bërë sinonim për mbrojtje të xhamit në telefona, thuhet se është në procesin e zhvillimit të një xhami të mbështjellshëm, tejet të hollë, me trashësi prej 0,1mm, i cili mund të mbështillet në radius prej 5 mm pa frikën që do të komprometohen fuqia dhe qëndrueshmëria e tij, shkruan KOHA Ditore.
Edhe pse Corning nuk është prononcuar zyrtarisht nëse është duke punuar në zgjidhjen e mbështjellshme Gorilla Glass, burimet e afërta me kompaninë kanë deklaruar për media të IT-së që xhami i ri do të mundë të jetë i gatshëm për disa vite. Edhe konkurrenca, si AGC-ja japoneze, do të mundë të prezantojë ndonjë produkt të ngjashëm më herët.
-
Dy iPhona të ngjitur punojnë si një Samsung Galaxy Fold
-
Xhami që rrit mbrojtjen dhe përformancën e kamerave të smartfonëve
-
Dyshime rreth qëndrueshmërisë së telefonave të palosshëm
-
Samsungu përgatit telefonin e palosshëm Galaxy Z me palosje të trefishtë
-
Telefoni i palosshëm OnePlus nuk pritet në të ardhmen e afërt