Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çka thonë postimet e Muskut për pronarin e ri të Twitterit

Tri ditë përpara se Elon Musk të kërkonte të blinte Twitterin, njeriu më i pasur në botë postoi një fotografi të Bill Gates dhe përdori një term të vrazhdë për të tallur barkun e tij.

“Tweetet” e kaluara të Musk-ut, herë lozonjare, herë agresive dhe shpeshherë duke u treguar si i mitur, tregojnë se si ai i ka përdorur mediat sociale për të krijuar imazhin e tij publik, si një miliarder i pafytyrë që nuk ka frikë të ofendojë, shkruan Associated Press të mërkurën.

Ato gjithashtu mund të zbulojnë të dhëna se si Musk do të qeverisë platformën që do ta zotërojë të tërën së shpejti.

“Shikoni ‘feedin’. Është i çrregullt. Ndonjëherë është goxha ekstrem”, ka thënë Jennifer Grygiel, profesoreshë e Universitetit të Sirakuzës, e cila studion mediat sociale dhe që së fundmi caktoi tweet-et e Muskut si material leximi për studentët e saj.

“Kjo e përshkruan atë si një lloj lideri rebel që do të marrë kontrollin e ‘sheshit publik’ për ta shpëtuar atë. Ky është një mit që ai e ka ndërtuar”, ka shtuar ajo.

Edhe Elon Musku humb statusin e trilionerit Tech 1 muaj më parë Elon Musku humb statusin e trilionerit

Musku iu bashkua Twitter-it në vitin 2010 dhe tani ka më shumë se 85 milionë ndjekës. Ai kishte menduar për blerjen e platformës përpara se të pranonte të paguante 44 miliardë dollarë për Twitterin, të cilin ai tha se shpreson ta kthejë në një parajsë ku lejohet çdo shprehje.

“Shpresoj se madje edhe kritika ime më e keqe mbetet në Twitter, sepse kjo është çfarë nënkupton e drejta për t’u shprehur”, ka shkruar Musk në një nga postimet e tij në Twitter.

Si themelues i Teslas dhe Space X, Musk e përdor llogarinë e tij në Twitter për të bërë njoftime biznesore dhe për t’i promovuar ndërmarrjet e tij.

Ai shkruan për teknologjinë dhe tregtinë, por po ashtu bën postime qesharake për gjoksin e grave, derisa në njërin nga to, ai e ka krahasuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau me Hitlerin. Musk ka një peshë të madhe në ngjarjet globale, ashtu siç ndodhi në muajin mars të vitit 2020, kur ka shkruar në Twitter se “Pandemia me koronavirus është budallallëk”.

Ai e ka përdorur gjithashtu llogarinë për të goditur me grusht kritikët, si në rastin kur e quajti një zhytës që punonte për të shpëtuar djemtë e bllokuar në një shpellë në Tajlandë "pedo", shkurtim i fjalës pedofil. Musk, i cili fitoi një padi për shpifje të ngritur nga zhytësi, më vonë tha se ai kurrë nuk kishte ndërmend që fjala e përdorur nga ai "pedo" të interpretohej si "pedofil".

Edhe Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI Tech 2 muaj më parë Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI

Disa vite më parë, pasi inxhinierja e softuerit Cher Scarlett kritikoi trajtimin e Muskit për incidentin e shpellës, miliarderi i teknologjisë u kundërpërgjigj dhe ajo shpejt u ngacmua nga dhjetëra fansa të tij në internet. Ai më vonë i fshiu postimet, por paraprakisht Scarlett u detyrua ta mbyllte llogarinë e saj, sepse po merrte vazhdimisht mesazhe urrejtjeje.

Përdorimi i Twitterit nga Musk ka krijuar probleme edhe për vetë kompanitë e tij. Në një postim në gusht të vitit 2018, Musk pohoi se ai i kishte fondet për ta bërë Teslën private për 420 dollarë për aksion, megjithëse një gjykatë ka vendosur se kjo nuk ishte e vërtetë. Kjo çoi në një hetim, me të cilin Musk është ende duke luftuar.