Kompania e njohur tajvaneze, Acer, ka bërë paraqitjen e saj të parë sot për panairin e teknologjisë CES 2019, dhe së bashku me laptopin e ri Swift 7, ajo ka zbuluar edhe Chromebook 315 (laptopi tjetër i ri). Ky është ndër Chromebookët e parë që do të përdorin procesorët e rinj të AMD-së, A4-9120C ose A6-9220C, të cilat AMD i ka prezantuar sot po ashtu.
Të dy procesorët janë dy-bërthamësh dhe janë të ndërtuar në procesin 28nm. Ata janë të dedikuar që të konkurrojnë me procesorët Intelit – Celeron dhe Pentium, transmeton Koha.net. Por, ata po ashtu përfshijnë grafikën Radeon, kështu që performanca duhet të jetë rritur pak.
Gjithashtu, Chromebook 315 vjen me ekran 15.6-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, për të cilën Acer thotë se është shumë i mirë për të shikuar videot ose për të luajtur video-lojëra, si dhe ka pamjen nga këndi prej 178 shkallë, shkruan neowin. Po ashtu, vjen edhe me 8 GB RAM memorie dhe deri në 32 GB memorie të brendshme, dy porte të gjeneratës së parë USB 3.1 Type-C, si dhe në të dyja anët e tastierës janë të vendosura altoparlantët.
Chromebook 315 i ri i Acerit do të jetë në dispozicion në Amerikën e Veriut nga muaji i ardhshëm, duke filluar me çmim prej 279,99 dollarë, ndërsa në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nga muaji prill me çmim prej 349 euro.