Siç u premtua më herët, Google është i gatshëm t’i detyrojë sajtet që ta respektojnë Incogniton, pavarësisht nëse pajtohen me këtë apo jo. Kompania e ka publikuar Chrome 76 për Linux, Mac dhe Windows, me funksionin që i parandalon sajtet që të detektojnë surfimet në Incognito mode, duke e kërkuar praninë e frameworkut kyç, raporton Engadget.
Ata përdorues që irritohen nga sajtet që insistojnë në logim (sign-in), tani mund ta surfojnë përmbajtjen pa u penguar. Siç raportohet, mode i ri Incognito tashmë po punon me disa sajte të cilat më parë e kishin parandaluar surfimin në modin "e sigurt" për përdoruesit që nuk ishin të loguar.
Sigurisht, ky vendim i Google do t’u pengojë disa operatorëve të sajteve, shkruan KOHA Ditore. Shumë prej tyre e dinë që njerëzit e përdorin Incognito mode, dhe kërkesa për logim deri më tani i ka ndihmuar ata t’i përcjellin këta përdorues. Tani ata do të duhej të kërkonin metoda të tjera për ta detektuar Incogniton (gjë që Google gjithashtu synon ta ndalojë) ose ta pranojnë situatën aktuale.
-
Azhurnimi për Chrome do t’i parandalojë sajtet që ta kontrollojnë Incognito Mode
-
Përditësojeni “Google Chromein” urgjentisht për të shmangur një rrezik kritik
-
Miliona përdoruesve të Androidit do t’u kufizohet qasja në Chrome
-
Hakohet Google Chrome
-
Chrome beta ndihmon në gjetjen e fajllave që mund të përdoren offline