Aplikacionet e sofistikuara për ueb mund të mundësojnë që videot dhe fajlat e tjerë të jenë në dispozicion offline, por gjetja e një përmbajtje të tillë është pak më e vështirë nëse sajti nuk e ofron një mënyrë të thjeshtë për t’i gjetur fajlat e tillë. Megjithatë, edhe kjo së shpejti do të lehtësohet, raporton Engadget.
Google e ka lansuar versionin beta Chrome 80, karakteristika kryesore e së cilës është Content Indexing framework, e cila mundëson që ueb aplikacionet progresive ta listojnë të gjithë përmbajtjen e tyre që mund të përdoret offline. Framework është në fazën "origin trial", midis versionit aktual dhe Chrome 82.
Përveç kësaj, Chrome në të ardhmen do t’i refuzojë shkarkimet FTP. Google e refuzon metodën e vjetër të transferimit të fajllave, e cila së shpejti do të pamundësohet si parazgjedhje dhe do të ndalojë së funksionuari në versionin Chrome 82, shkruan KOHA Ditore. FTP ka ca kohë që po ndërpritet gradualisht ndërsa përdoruesve u këshillohen aplikacionet alternative nëse ende mbështeten në sistemin e vjetër të transferimit të fajllave për detyrat e caktuara.
Chrome 80 beta aktualisht është në dispozicion për përdoruesit e Android, Chrome OS, Linux, macOS dhe Windows, ndërsa versioni përfundimtar do të duhej të jetë në dispozicion gjatë javëve të ardhshme.