Shërbimet cloud mund të jenë një zgjidhje e mirë për ruajtjen e të dhënave, përveç nëse nuk jeni në situatën kur duhet të qaseni në fajlla të rëndësishëm dhe nuk keni lidhje të mirë interneti. Si një zgjidhje për këtë problem, Google e ka prezantuar offline mode për Documents, Slides dhe Spreadsheets, raporton “Engadget”.

Kompania aktualisht po i pranon aplikimet për betan e re, të cilat do t'ua mundësojnë testuesve t’i markojnë fajllat të cilët nuk janë të familjes Google dhe për të cilët dëshirojnë qasje offline. Për fat të keq, aktualisht vetëm organizatat me G Suite mund të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij testimi, ndërsa ata që hyjnë në fazën e hershme të testimit të funksionit mund të përfitojnë vetëm nëse e përdorin browserin Chrome. Duhet ta aktivizojnë modin offline brenda parametrave Drive ose Docs, dhe pastaj të logohen në llogari të lidhur me organizatën e miratuar G Suite, pas së cilës mund ta kenë opsionin e ruajtjes së fajllave offline, shkruan KOHA Ditore.
Google thekson se versioni aktual i funksionit nuk funksionon me Chrome OS, por po punohet që në të ardhmen ai të arrijë edhe në këtë platformë. Tani për tani nuk dihet nëse opsioni do të mbërrijë edhe në browserët e tjerë përveç Chrome.
-
Chrome beta ndihmon në gjetjen e fajllave që mund të përdoren offline
-
Chrome 90 rrit përformancën dhe produktivitetin
-
OneDrive me funksione dhe opsione të reja të menaxhimit të fajllave
-
Google rifreskon aplikacionet e veta afariste në Android
-
Azhurnimi për Chrome do t’i parandalojë sajtet që ta kontrollojnë Incognito Mode