Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Chrome 79 Beta vendos themelet për VR dhe AR në web

Realiteti virtual (VR) dhe madje edhe realiteti i shtuar (AR) kohëve të fundit kanë qenë paksa në ngecje krahasuar me lajmet e tjera për teknologji, por kjo është pjesërisht sepse këto dy teknologji janë në proces të pjekurisë. Me fjalë të tjera, ato nuk janë më aq revolucionare dhe të pazakonta sa ishin kur u shfaqën për herë të parë.

Megjithatë, VR dhe veçanërisht AR janë ende larg mundësive të shumicës së përdoruesve (apo edhe developerëve), që është arsyeja se pse Google dëshiron ta implementojë në mënyrë aktive pranueshmërinë e standardeve WebXR që arrijnë në Chrome që nga versioni 79 beta, raporton SlashGear.

WebXR është shkurtesë për Web Mixed Reality dhe e paraqet standardin e ardhshëm i cili do t'u ofrojë krijuesve të browserëve, developerëve dhe përdoruesve një gjuhë të zakonshme për ta mundësuar realitetin virtual dhe atë të shtuar me ndihmën e të njëjtave ueb teknologji të përdorura për të krijuar aplikacione në internet, shkruan KOHA Ditore. Një nga qëllimet është thjeshtimi i zhvillimit, aplikimi i veglave, gjuhëve programuese dhe bibliotekave të cilat tashmë ekzistojnë për developerët e uebit, si dhe zvogëlimi i barrierës për pranimin e teknologjive të reja për përdoruesit standardë.

Sigurisht, e gjithë kjo nuk ndodh brenda natës dhe krijuesit e browserëve do të duhet t’i mbështesin WebXR Device API. Google është një nga ata që e avokojnë pranueshmërinë e teknologjisë. Tani për tani, versioni që do të livrohet me Chrome 79 e mbulon vetëm anën VR sepse është relativisht më e lehtë për t'u mbështetur. Google premton që as AR nuk do të mbetet shumë larg.

Chrome 79 Beta implementon gjithashtu mbështetje për Adaptive Icons, të cilat do t'i bëjnë Progressive Web Apps ose PWA në Android më integrale për pjesën tjetër të platformës. Chrome 79 do të duhej ta ketë versionin e vet stabil në dhjetor.