Disa nga sekretet më të thella të universit janë mbyllur aq shumë saqë një lloj krejtësisht i ri i kataklizmit subatomik është i nevojshëm për t'i hapur ato.
Për t'i çliruar këto lloje të forcave, fizikanët evropianë duan ta ndërtojnë një përshpejtues të grimcave për ta rivalizuar çdo gjë që kemi parë, një përshpejtues që do ta bëjë Përplasësin e Madh të Hadroneve (LHC – Large Hadron Collider) prej 27 kilometrave të duket si një eksperiment shkencor i shkollës së mesme, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) sapo i kanë prezantuar rezultatet e një studimi, i cili informon për dizajnin dhe ndërtimin e teknologjisë që pritet ta hapë kapitullin e ardhshëm në fizikën e grimcave.
Plani i tyre fillon me një përplasës rrethor prej 100 kilometrave, i cili kushton rreth 9 miliardë euro (10 miliardë dollarë).
Për momentin ai është emërtuar thjesht si Përplasësi i Ardhshëm Rrethor (Future Circular Collider), ose FCC. Sapo të fillojë me gjuetinë për fizikë të re dikur në dekadat e ardhshme, ai mund ta ketë një emërtim tjetër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
CERN nis kërkimet për materien e errët?
-
Teleskopi “Euclid” lëshohet për t’i dhënë përgjigje një nga pyetjeve më të mëdha në shkencë
-
Sonda e NASA-s gjatë së hënës përplaset me një asteroid për testim
-
Shkencëtarët nisin kërkimin për materien e errët
-
Fillon kërkimi i madh nëntokësor për materien e errët misterioze