Gjatë ditës së hënë, sonda e Agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) do të përplasë një asteroid, për ta testuar fuqinë e saj, raportoi BBC-ja.
Misioni “Dart” i NASA-s po synon ta shohë se sa e vështirë do të ishte të ndalonte një shkëmb të madh hapësinor, në rast se do ta godiste Tokën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTesti po zhvillohet në rreth 11 milionë kilometra distancë, në një objektiv të quajtur Dimorphos.
NASA tha se shkëmbi nuk është në rrugë për ta goditur Tokën e as testimi nuk do t’ia ndërrojë drejtimin asteroidit.
Teleskopët, përfshirë edhe James Webbin, janë duke vëzhguar hapësirën ku pritet të ndodhë testimi.
NASA është duke punuar për ta zbulua se si Toka të mbrohet nga ndonjë asteroid vrastar, derisa testimi thuhet se do të përfshijë copëzimin e asteroidit.