Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) ka njoftuar se po fillon një eksperiment të ri për kërkimin e grimcave që lidhen me materien e errët, siç janë fotonet e zeza.
CERN, i cili ka përshpejtuesin më të madh të grimcave në hapësirën nëntokësore, i ashtuquajturi "Large Hadron Collider", tha se eksperimenti i ri do t'i referohet grimcave që kanë një reagim të ndërsjellë të dobët, transmeton ksp.
Disa nga këto grimca janë të lidhura me materien e errët, e cila është një lloj materie hipotetike që nuk është e ndjeshme ndaj forcës elektromagnetike dhe nuk mund të lëshojë dritë, andaj është më e vështirë të zbulohet.
Rezultatet e para mund të priten në vitin 2021. Nëse eksperimenti është i suksesshëm, fizikanët do të jenë në gjendje të shohin më qartë detajet e materies së errët që përfaqëson rreth 27 për qind të universit dhe mban galaktikat së bashku, por është e padukshme.
Një pjesë e dukshme e lëndës së errët është efekti i gravitetit. Në eksperimentin e fundit në kufirin zviceran-francez, jo shumë larg nga Gjeneva, u zbulua një grimcë subatomike që ishte prej kohësh teorizuar, e njohur si bosoni Higgs, pa të cilën grimcat nuk mund të mbahen bashkë.
François Angler dhe Peter Higs për zbulimin e bosonit Higgs fituan çmimin Nobel në fizikë, në vitin 2013.
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe
-
Charlize Theron zbulon sekretin për kujdesin ndaj lëkurës
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën