Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Teleskopi “Euclid” lëshohet për t’i dhënë përgjigje një nga pyetjeve më të mëdha në shkencë

Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida sot në një kërkim për të zgjidhur një nga pyetjet më të mëdha në shkencë: nga çfarë përbëhet Universi?

Misioni Euclid do të bëjë një hartë të madhe 3D të kozmosit në një përpjekje për të lidhur disa nga vetitë e të ashtuquajturës materies së errët dhe energjisë së errët, shkruan BBC të shtunën.

Së bashku, këto dukuri duket se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që shihet atje.

Studiuesit pranojnë, megjithatë, që nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre.

As materia e errët dhe as energjia e errët nuk mund të zbulohen drejtpërdrejt.

“Ky hendek i madh në njohuri do të thoshte se ne nuk mund të shpjegonim vërtet origjinën tonë”, ka thënë profesori Isobel Hook.

Edhe Niset anija kozmike për kërkim të alienëve Botë Niset anija kozmike për kërkim të alienëve

Teleskopi Euclid prej 1.4 miliardë eurosh do të ngjitet në një raketë Falcon-9 dhe do të lëshohet në orën 11:12 me kohën lokale në Florida.

Euclidi do të dërgohet në një pozicion vëzhgimi rreth 1.5 milionë km nga Toka, në anën e kundërt të planetit me Diellin.

Edhe pse kryesisht një projekt i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), misioni ka të dhëna të rëndësishme shkencore dhe inxhinierike edhe nga agjencia hapësinore amerikane (NASA).