Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Niset anija kozmike për kërkim të alienëve

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka njoftuar se ka nisur anijen kozmike e cila do të kërkojë alienë në sistemin tonë diellor.

Anija tani është në rrugën e saj, në kërkim të hapësirave të banuara në sistemit diellor.

Misioni Jupiter Icy Moons Explorer - i njohur shkurt si Juice - është nisur nga Guiana Franceze, në Amerikën e Jugut.

Ajo u lëshua me sukses, duke nisur një udhëtim tetëvjeçar për në Jupiter dhe hënat e tij.

Juice ka 10 instrumente në bord, të cilat do të hetojnë nëse tri hënat e gjigandit të gazit - Callisto, Europa dhe Ganymede - mund të mbështesin jetën në oqeanet e tij.

Edhe NASA nis anijen kozmike drejt Jupiterit Kuriozitet NASA nis anijen kozmike drejt Jupiterit

Anija kozmike do të bëjë një udhëtim prej 6.6 miliardë kilometrash, për të përfunduar misionin në korrikun e vitit 2031. / Independent