Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Canalys: 5G do të jetë më i popullarizuar se 4G deri më 2023

Kompania analitike Canalys i ka publikuar parashikimet e veta kur bëhet fjalë për tregun e telefonave 5G. Sipas kompanisë, 5G do ta marrë udhëheqjen nga 4G në vitin 2023 ndërsa prodhuesit në mbarë botën do t’i livrojnë rreth 1.9 miliardë pajisje me përkrahje 5G, raporton Canalys.

Gjatë vitit 2023, pajisjet 5G do ta mbulojnë rreth 51.4 për qind të tregut të përgjithshëm. Kina pritet të jetë konsumatori kryesor i teknologjisë, me një livrim prej 34 për qind, e pasuar nga Amerika e Veriut me 18.8 për qind dhe rajoni Azi-Paqësor me 17.4 për qind, shkruan KOHA Ditore.

Image

Canalys thekson se lansimi i suksesshëm i teknologjisë 5G nuk do të thotë edhe pranueshmëri të suksesshme të saj. Për t’u shfrytëzuar të gjitha përparësitë e rrjetit 5G jashtë eMBB (enhanced Mobile Broadband), nevojitet mjaft kohë dhe shumë burime, të cilat do të jenë dukshëm më komplekse sesa implementimi 4G.