Kompanitë e telekomunikacionit BT dhe Ericsson, kanë arritur marrëveshje milionëshe për të ofruar rrjet interneti 5G për bizneset në tërë Britaninë e Madhe.
Siç njofton Reuters të martën, rrjeti 5G privat ka lidhje të kufizuar të një grupi pajisjesh, në një hapësirë të caktuar, siç janë fabrikat, portet apo kampuset.
Kompania suedeze Ericsson, e ajo angleze BT-ja, kanë punuar tash e një kohë për ta ofruar këtë shërbim, duke përfshirë një pjesë të Irlandës Veriore.
Lidhja e parë e 5G-së u bë në një hapësirë prej 35 hektarësh.
Shërbimi i internetit 5G nisi në prillin e 2019-s. Është prezent në shumë qytete në botë. Llogaritet ndër shërbimet më të shpejta të internetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
SHBA-ja e Britania drejt marrëveshjes historike për teknologjinë
-
BE-ja dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshje në disa fusha
-
Gjermania dhe Britania krijojnë armë të përbashkët me rreze që tejkalon 2.000km
-
Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti