Në muajin shkurt të këtij viti, i famshmi Evan Blass ka zbuluar se telefoni premium, Android dhe pa skaje i kompanisë së njohur BlackBerry – i quajtur Ghost – do të arrijë së shpejti në Indi.
Ndërsa tani, Blass thotë se arritja e këtij telefoni është caktuar për këtë verë, transmeton Koha.net.
After nothing new on these BlackBerry Ghost handsets from Optiemus for awhile, finally hearing that a summer release is expected. (Also told that the dual rear cameras feature low light enhancement and optical zoom.)
— Evan Blass (@evleaks) May 24, 2018
Optiemus Infracom, kompania e licencuar për mbajtjen e brendeve të BlackBerryt në Indi, është përgjegjëse për dizajnimin dhe prodhimin e pajisjes (apo pajisjeve në serinë Ghost). Kështu që, fillimisht këto pajisjet [Ghost] do të jenë në dispozicion në Indi.
Vlen të përmendet se Optiemus së fundmi ka thënë se është duke planifikuar të lansojë telefonat e rinj nën brendin BlackBerry në dy tremujorët e ardhshëm.