Kompania e BlackBerry ka njoftuar konsumatorët se versionet e telefonave nga 7.1 e poshtë "nuk do të funksionojnë në mënyrë të besueshme". Kjo u bë e ditur nga zyrtarët e kompanisë, duke thënë se ky ndryshim do të nisë nga 4 janari.
BlackBerry një paralajmërim të tillë e kishte dhënë në shtator të 2021-s, megjithatë kishte vendosur t'i vazhdonte shërbimet në shenjë falënderimi për klientët besnikë.
Pamundësia e përditësimit të opsioneve për këto versione kryesisht do ta prekë internetin WiFi.
Sipas njoftimit, nuk do të ketë garanci nga kompania në lejimin e kryerjes së telefonatave, aksesin në të dhëna, dërgimin e mesazheve të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Fundi i një epoke, nga sot celularët klasikë BlackBerry nuk do të punojnë më
-
Nga 1 janari, Whatsappi nuk do të funksionojë në të gjithë telefonat
-
Telefonët në të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari nga nëntori
-
Microsofti nuk e përkrah më sistemin 10
-
Mos i pranoni me asnjë kusht këto thirrje dhe mesazhe