Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Së shpejti vjen Galaxy A30s, me tri kamera në pjesën e pasme

Nga Samsungu së shpejti pritet lansimi i telefonit Galaxy A30, i cili do të jetë një version paksa i përmirësuar i modelit standard A30 (në foto), i cili ka dalë në treg tash disa muaj (nga marsi). Për dallim nga ky model, i cili i ka dy kamera në pjesën e pasme (16MP kryesore + 5MP ultra e gjerë), A30s do t’i ketë tre sensorë të kamerave, raporton GSMArena.

Thashethemet e fundit nuk tregojnë se për çfarë do të jetë përgjegjëse kamera e tretë, por mund të jetë një sensor telefoto ose depth, shkruan KOHA Ditore. Galaxy A30s do të ketë ekran Infinity-V, me një formë pak më të ndryshme sesa Infinity-U në modelin A30.

Telefoni ka emërtimin SM-A307FN dhe do të duhej të vinte me 3 GB RAM, Android 9 Pie me One UI dhe karakteristika përgjithësisht të ngjashme me telefonin standard A30. Prodhimi i modelit A30 tashmë ka filluar në Indi, ndërkohë që sugjerohet se do të prezantohet së shpejti (me gjasë nga 11 gushti).

Artikuj të ngjashëm