Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Galaxy S23 pritet të sjellë ndryshime të mëdha në dizajn

Disa foto jozyrtare të “flagshipit” të ardhshëm të Samsungut sugjerojnë se kompania mund të distancohet nga dizajni i kamerave të pasme në modelet e reja Galaxy S23.

Fotot e publikuara nga OnLeaks, tregojnë vetëm lentet e tre kamerave të pasme pa hapësirë të ngritur rreth tyre. Është një dizajn i ngjashëm me atë të Galaxy S22 Ultra lansuar këtë vit.

Por OnLeaks nuk është ndaluar vetëm në foto duke dhënë më shumë detaje. S23 pritet të ketë ekran 15.4 centimetra ndërsa S23 Plus një ekran më të madh prej 16.7 centimetra.

Të dy telefonat do të kenë tre kamera të pasme edhe pse numri i saktë i tyre mbetet për t’u konfirmuar. Sa i takon procesorit, telefonat vijnë me Snapdragon 8 Gen 2 për variantet amerikane ndërsa pritet të mbetet me Exynos për versionet ndërkombëtare.

Seritë S22 u prezantuan në shkurt të këtij viti, ndërsa S21 në Janar. S23 mund të jetë vetëm pak muaj larg.