Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Galaxy S23 Ultra do të ketë përmirësime të mëdha në kamerë

Gjithnjë e më shumë detaje po dalin nga seria e re e prodhuesit koreano-jugor, Samsung, që është Galaxy S23 Ultra e që pritet të prezantohet në fillim të vitit 2023, shkruan TechoNews.

Tipper Ice Universe pretendon se Galaxy S23 Ultra do të bëjë foto më të mira se deri tani. Samsungu ka përmirësuar ngjyrat dhe disa algoritme të AI.

Së fundmi, u shfaq informacioni se Samsung Galaxy S23 Ultra do të ketë të njëjtin sensor 10MP me zmadhim 10x dhe një modul telefoto 10MP me zmadhim optik 3x.

Sensori kryesor i kamerës së Galaxy S23 Ultra do të jetë 200 MP dhe do të lejojë pajisjen të kapë më shumë detaje në foto dhe video.

Samsung Galaxy S23 Ultra pritet të fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 2, ndërsa dizajni do të mbetet pothuajse identik me paraardhësin e tij - S22 Ultra.