Një markë e mirë është vështirë të vritet dhe ndonëse telefonat inteligjentë BlackBerry ishin deklaruar “të vdekur”, pasi kompania u shkëput nga partnerja e saj, TCL në fillim të vitit. Ata do të rikthehen madje edhe më të mirë se përpara, me aftësi 5G, nivel më të lartë sigurisë dhe tastierë fizike.
Prodhuesi i vogël, OnwardMobility do të risjellë në treg telefonin e shumë preferuar. Kjo kompani është e specializuar në telefonat inteligjentë pikërisht për sektorin e korporatave dhe bashkëpunimi me BlackBerry është një zgjedhje e dukshme, pasi marka u drejtohej kryesisht klientëve të biznesit.
Në faqen e saj të internetit, OnwardMobility me seli në Austin të Teksasit, siç transmeton Shqip, ka më pak se 50 punonjës e u themelua marsin e vitit të kaluar duke pasur në mendje pikërisht partneritete të tilla. Ajo garanton të sjellë “pajisjet më të sigurta” të të gjitha kohërave. Telefonat e rinj inteligjentë duhet të mbërrijnë në vitin 2021 dhe sipas CEO-s së BlackBerry-t, John Chen, të paktën njëri prej tyre do të vijë me tastierë fizike.
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Rikthehet Facebooku
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing