Bashkimi Evropian ka bllokuar transmetimet e mediave ruse, Sputnik dhe Russia Today, në të gjithë vendet anëtare të saj.
Bllokimi vjen pasi mediat konsiderohen që janë të kontrolluara nga Kremlini dhe përmbajnë dezinformata të konsiderueshme.
“Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”, paralajmëroi ditë më herët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vendimi vjen si pjesë e sanksioneve që Perëndimi po merr kundër presidentit rus Vladimir Putin, i cili nisi sulmin për pushtimin e Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas