LineageOS (dhe pararendësi CyanogenMod) njihen për faktin që mund të ngjallin pajisjet e vjetra Android, dhe kjo është edhe më evidente në vitin 2019.
Developerët tani kanë publikuar LineageOS 16, ROM-in i cili e sjell Android 9 Pie në pajisjet që në disa faza të caktuara nuk kanë përfituar më azhurnimet zyrtare qysh para shumë vitesh. 30 modelet e përkrahura fillimisht përfshijnë harduerit qysh nga viti 2014, ku mes tyre janë Samsung Galaxy S5 dhe OnePlus One, përcjell Engadget.
Ekzistojnë edhe pajisje të reja të cilat qysh nga fillimi e shfrytëzojnë LineageOS, si Huawei P20 Pro, tabletët Samsung Galaxy Tab 2 dhe Xiaomi Pocophone F1. Ekipi Lineage thekson që përkrahja më e gjerë pritet të arrijë, ndërsa pritet që softueri do të jetë kompatibil edhe me dark mode të Androidit, shkruan KOHA Ditore.
Ata që nuk kanë problem me instalimin e kodeve dhe azhurnimeve jozyrtare, përmes sistemi LineageOS mund të shtyjnë azhurnimin harduerik edhe për ndonjë vit.
-
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial