Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google lanson versionin më të ri të Androidit, të quajtur Android 9 Pie

Google zyrtarisht ka lansuar versionin më të ri të Androidit, të cilin e quan Andrid 9 Pie.

Ky përditësim tashmë ka filluar të jetë në dispozicion për pajisjet Pixel të Google.

Android Pie është versioni i nëntë me radhë i Androidit, pasuesi i Android Oreot të lansuar gjatë vitit të kaluar, transmeton koha.net.

Përditësimi më i ri ka zbuluar disa tipare të reja të cilat përdorin makinën e mësimit për ta bërë telefonin më të mençur.

Njëra nga to është “Adaptive Battery”, i cili i bën aplikacionet që të shfrytëzojnë më pak baterinë e ua shkurton resurset për të bërë që të zgjasë bateria më shumë.

Ngjashëm është edhe tipari “Adaptive Brightness” e cila automatikisht përshtat dritën e telefonit me lokacionin në të cilin gjendet pajisja si dhe me atë se çfarë janë përdoruesit duke bërë.

Edhe Nokia 6 dhe 8 përditësohen me Android 9.0 Pie Tech Nokia 6 dhe 8 përditësohen me Android 9.0 Pie

Android Pie gjithashtu ka edhe një sistem të ri të navigacionit, mënyrë të re më të mençur për të shkruar tekste e po ashtu edhe mënyra e njoftimeve është përditësuar.

{gallery}