Përditësimi më i fundit 9.0 Pie i sistemit operativ Android është lansuar këtë javë dhe prodhuesit e ndryshëm të smartfonëve tashmë kanë filluar përditësimet e tyre.
Kompania e njohur Sony duket se është e para që do të lansojë përditësimin e saj më këtë sistem operativ, transmeton Koha.net. Ajo, pritet të lansojë përditësimin e ri në fillim të muajit të ardhshëm.
Sony, po ashtu, ka thënë se gjashtë smartfonët e saj do të përditësohen me sistemin operativ më të fundit dhe më të mirë të Googlet, Ato janë:
- Xperia XZ2
- Xperia XZ2 Compact
- Xperia XZ2 Premium
- Xperia XZ1
- Xperia XZ1 Compact
- Xperia XZ Premium
Gjithashtu, edhe prodhuesi tjetër i njohu HTC ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se do të përditësojë katër smartfonët e saj me Android 9.0 Pie.
We're pleased as pie to confirm updates to Android Pie for the HTC U12+, U11+, U11, and U11 life (Android One). Timeframes for roll-out will be announced in due course.
— HTC (@htc) August 10, 2018
We can't wait to know what you think of Google's freshest slice of Android! pic.twitter.com/mPJePFegne
Siç mund të shohim, modeli U12+ është i pari në listë së bashku me U11+, U11 dhe U11 Life.
Edhe
Apple u kërkon përdoruesve ta përditësojnë sistemin operativ
Modelet U Ultra dhe U Play nuk duken në listë, por ndoshta ka ende shpresë që edhe këto të dy të përfshihen në valën e përditësimeve.
HTC, po ashtu, ende nuk ka zbuluar se kur do të përditësohen këta smartfonë me Android 9.0 Pie.