Serverat e postës elektronike Microsoft Exchange të Autoritetit Bankar Evropian janë komprometuar në një sulm kibernetik global.
Organi i BE-së ka thënë se të dhënat personale mund të jenë marrë nga serverat e saj. Ata kishin tërhequr të gjithë sistemin e postës elektronike jashtë linje ndërsa vlerësohej dëmi, raporton BBC.
"EBA po punon për të identifikuar sulmuesi, pasi u përdorën disa të dhëna", thuhet në reagimin e EBA-së.
Serverët e Microsoft Exchange përdoren gjerësisht për postë elektronike nga bizneset dhe qeveritë kryesore. Por pak organizata kanë pranuar që janë goditur nga sulmi.
Sulmi kibernetik kishte shfrytëzuar një dobësi në sistemin e postës elektronike të Microsoft - ose ndonjëherë kishte përdorur fjalëkalime të vjedhura - për t'u dukur si dikush që ka qasje në sistem.
-
Arrestohet në Britani një i dyshuar për sulmin kibernetik në aeroportet evropiane
-
Agjencia kibernetike e BE-së thotë se softueri i aeroporteve po mbahet peng nga kriminelët
-
Vazhdojnë problemet e funksionimit në aeroportin e Brukselit
-
Sulm kibernetik ndaj Thesarit në SHBA, dyshohet se është kryer nga hakerët kinezë
-
Microsofti thotë se pati sulm kibernetik