Autoritetet në Tajvan kanë thënë se po hetojnë për sulmin kibernetik të bërë ndaj një firme teknologjike të madhe atje.
Quanta Computer është një nga prodhuesit e produkteve të shumta të Applet, përfshirë edhe linjën e MacBook.
Hakerët, të njohur si Revil, kanë publikuar projekte të vjedhura për produkte të papublikuara dhe po kërcënojnë se do të publikojnë edhe të tjera.
Zyrtarët në Tajvan kanë thënë se po mundohen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, shkruan BBC.
Nga ana tjetër, faqja e hakerëve po mundohet të marrë shpërblim nga Apple duke thënë se: “I rekomandojmë Applet të blejë sërish të dhënat deri më 1 maj”.
Kuptohet se ata po kërkojnë dhjetëra milionë funte.