Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Asus sjell GeForce RTX 2080 Dual EVO me ventilatorë Axial Tech

Kompania Asus ka prezantuar kartelat grafike Dual GeForce RTX 2080 EVO, të cilat janë në dispozicion në dy variante bazuar në overclockimin e fabrikës. Të pozicionuara në mes serisë RTX 2080 Dual dhe RTX 2080 ROG Strix, kartelat grafike karakterizohen me një zgjidhje të madhe të ftohjes me tre sllote, të cilat i implementojnë ventilatorët Axial Tech, raporton TechPowerUp.

Ventilatorët e përmendur e kanë një barrierë unazore e cila e parandalon qarkullimin anësor të ajrit. Gjithashtu, kartela grafike e ka një fan-stop, i cili i fikë ventilatorët kur temperatura e GPU-së është nën 55°C.

Image

Kartelat grafike furnizohen përmes kombinimit të konektorëve 6-pinësh dhe 8-pinësh PCIe. Daljet për displej i përfshijnë tre konektorë DisplayPort 1.4, një HDMI 2.0b dhe një konektor USB-C VirtualLink.

Siç u theksua, kartelat grafike vijnë në dy variante. Varianti bazik "DUAL-RTX2080-8G-EVO" e ka taktin referent të Nvidias prej 1710MHz GPU Boost, ndërsa varianti premium "DUAL-RTX2080-A8G-EVO" vjen me 1725MHz GPU Boost. Frekuenca e memories është 14Gbps (GDDR6-efektive). Asusi nuk i ka treguar çmimet e kartelave grafike.

Artikuj të ngjashëm