Muajin e kaluar një raport sugjeronte që Asusi do ta publikojë gaming telefonin e vet të ri ROG Phone 2 më 23 korrik. Raporti doli të jetë i saktë, sepse tani Asusi ka konfirmuar këtë datë, përcjell GSMArena.
ROG Phone 2 do të jetë pasardhës i modelit ROG Phone nga viti i kaluar, dhe karakterizohet nga ekrani 120 MHz, që është avancim në krahasim me freskimin 90Hz sa kishte paraardhësi.
Tani për tani nuk ka shumë detaje për modelin Asus ROG Phone 2, por ky telefon së fundi ka marrë certifikatën 3C duke zbuluar kështu përkrahjen për mbushjen e shpejtë 30W, shkruan KOHA Ditore. ROG Phone origjinal po ashtu kishte përkrahur mbushjen e shpejtë 30W.
Më shumë informata për këtë telefon priten me afrimin e datës së publikimit të pajisjes.
-
ROG Phone II i Asusit është një smartphone i ri i destinuar për gamerët
-
Asus sjell telefonat e rinj që kanë më shumë fuqi për gaming
-
Realme C3 do të prezantohet në fillim të shkurtit
-
Poco X2 arrin më 4 shkurt me ekran 120Hz dhe kamerë 64MP
-
Samsung Galaxy Fold 2 do të ketë çipset Snapdragon 855 dhe kamerë të përparme 10MP