ARM e prezantoi CPU-në e re Cortex-A77 dhe GPU-në e re Mali-G77. GPU-ja e paraqet një lansim më të rëndësishëm, pasi me arkitekturën Bifrost kalon në Valhall. CPU-ja është një version i përmirësuar i dizajnit bazë A76 për procesorët "e pjekur" 7nm, raporton GSMArena.
GPU Mali-G77
Valhall paraqet një ridizajnim më të madh në krahasim me Bifrost, i cili u publikua në vitin 2016 me bërthamën G71. Arkitektura e re premton konsum 30% më të mirë, si dhe për 30% performancë më të mirë dhe për 60% përmirësim në segmentin e detyrave të machine learning. Kjo do të thotë se për çipat me bërthamë G77, të cilët shfaqen në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, mund të pritet një përmirësim mbresëlënës i performancës prej 40 për qind, shkruan KOHA Ditore.
CPU Cortex-A77
Cortex-A77 është azhurnim i dizajnit A76 dhe e premton një përmirësim të performancës prej 20 përqind, duke e ruajtur të njëjtën shpejtësi të taktit. Bërthama e re e shton ALU-në e katërt, gjë që e rrit shpejtësinë e integerëve me 50 për qind. Mund të kryejë operacione të thjeshta në një cikël, ndërsa është përmirësuar për të kryer operacione komplekse në dy ose tre cikle (bërthamës së vjetër i duheshin katër cikle).

Dizajnet e çipsetit, të cilat janë bazuar në dizajnet ARM për grafikë (Exynos, Kirin dhe Helio) do të kenë përmirësime të dukshme. Qualcomm, i cili shfrytëzon vetëm CPU, do të ketë performancë pak më të vogël.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë